spot_img
HomeKryfaqjaVolejbollistët e Pejës marrin dënime të ashpra pasi sulmuan tifozët në Ferizaj

Volejbollistët e Pejës marrin dënime të ashpra pasi sulmuan tifozët në Ferizaj

Komisioni Disiplinor i Federatës së Volejbollit të Kosovës mori sot (e shtunë) vendimet për lojtarët e klubit të volejbollit të Pejës, të cilët kishin sulmuar disa tifozë gjatë një ndeshjeje.

Incidenti ndodhi në palestrën “Bill Clinton” të Pejës, ku lojtarët dolën në tribunën anësore dhe sulmuan tifozët që ishin të pranishëm, duke përshkruar këtë si një nga ngjarjet më të rënda në historinë e volejbollit kosovar.

Lojtarët e dënuar për këtë incident janë:

  • Arlind Kabashi: Ndalim pjesëmarrjeje në gara për 10 vjet dhe gjobë prej 1000 euro.
  • Leotrim Mujaj: Ndalim pjesëmarrjeje në gara për 10 vjet dhe gjobë prej 1000 euro.
  • Agron Nikçi: Kapiten i skuadrës, është dënuar me 3 vjet përjashtim nga garat dhe gjobë prej 800 euro.
  • Kaltrim Berisha: 3 vjet përjashtim nga garat dhe gjobë prej 600 euro.
  • Dardan Husaj: 3 vjet përjashtim nga garat dhe gjobë prej 600 euro.
  • Gazmend Husaj: Dënuar me 1 vit largim nga garat dhe gjobë prej 500 euro.

Po ashtu, klubi i volejbollit të Pejës është gjobitur me 2000 euro për shkelje të rëndë disiplinore.

/ShowKS.com/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments