spot_img
HomeKryfaqjaNënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në protestën e...

Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në protestën e opozitës

Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, i ka rënë të fikët pas përplasjes me policinë te “Pallati me shigjeta”.

Kreu demokrat, Sali Berisha raportohet se reagoi direkt për këtë incident.

“Kriminelë me uniformë kanë goditur Agron Gjekmarkajn. Ky është akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama. Ai po ndjek me tmerr protestën dhe po targeton drejtuesit e saj. Mos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha kreu i Partisë Demokratike, shkruajnë mediat shqiptare.

“E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me tre mbiemra, se do të mbahen përgjegjës personalë për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të Parlamentit. Edi Rama është një hakmarrës i verbër, i cili për pushtetin e tij dhe interesat e tij nuk ndalet ndaj asnjë krimi. Por opozita do t’i tregojë vendin, siç e meriton”, shtoi Berisha.

/Showks.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments