spot_img
HomeKryfaqjaBerisha krahason protestat në Tiranë me ato në Beograd: Do jetë dimër...

Berisha krahason protestat në Tiranë me ato në Beograd: Do jetë dimër i vështirë

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat në mesin e protestuesve në Tiranë. Ai tha se qeverinë e pret një dimër i vështirë, ndërkohë ka paralelizuar protestën në Tiranë me atë në Beograd, ku po protestohet kundër qeverisë së Vuçiq.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit.”

“Edhe në Beograd po dridhet nga themelet diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendit. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha.

Nëse qeveria nuk do të pranojë kushtet e opozitës për qeveri teknike, Berisha tha se qeveria do të rrëzohet.

“Do e rrëzojmë. Mosbindja civile është kodi”, tha Berisha.

/Showks.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments