Në një zhvillim të papritur, Netflix njoftoi se adhuruesit e Squid Game nuk do të kenë më nevojë për një abonim në shërbimin e tij të transmetimit për të luajtur lojën zyrtare për telefonat, e cila do të jetë në dispozicion për iOS dhe Android nga 17 dhjetori.
Shumë nga titujt që ofron Netflix Games janë bazuar në seritë dhe filmat e njohur të kompanisë, përfshirë “Emily in Paris”, “Too Hot to Handle” dhe “Virgin River”.
Përveç këtyre, ka edhe ekskluzivitete të tjera si GTA: San Andreas – The Definitive Edition dhe Hades, raporton showks.info.
Një tjetër lojë e re nga Netflix është Monument Valley 3.
Ndërkohë, loja që do të vijë më pas është “Squid: Unleashed”, një lojë multiplayer që ka rregulla shumë më të ndryshme, e frymëzuar nga seria e njohur Squid Game, e cila do të sjellë sezonin e dytë së shpejti. /showks.info/