Bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në Kosovë, çka ka shkaktuar ngarkesë në disa pika kufitare, veçanërisht ato me Serbinë. Pikat më të ngarkuara janë Dheu i Bardhë, Merdar dhe Jarinje.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në Dheu i Bardhë arrijnë deri në 300 metra, në Jarinje deri në 150 metra, dhe në Merdar deri në 300 metra.
Në vendkalimet e tjera, situata është më e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata, me mundësi hyrjeje brenda 3 deri 10 minutash.
Për informacion të përditësuar dhe në kohë reale, qytetarët mund të vizitojnë burimet përkatëse online.