Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë javës së ardhshme (16.12.2024-20.12.2024) do të vijojë moti stabil.
Sipas IHMK-së, nga e premtja parashihen riga shiu kurse në fundjavë do të ketë rënie të temperaturave dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore.
Të hënën, më 16.12.2024, pritet mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen edhe kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius kurse maksimale nga 3 deri në 6 gradë Celsius.
Gjatë të martës pritet mot i vranët dhe me intervale me diell. Mjegull ka mundësi të ketë në mëngjes kurse temperaturat minimale shkojnë nga -1 deri në 2 gradë Celsius kurse maksimalet nga 7 deri në 10.
Mot i vranët dhe me intervale me diell pritet edhe gjatë të mërkurës, po ashtu në mëngjes mund të ketë mjegull. Vranësira më të dendura parashihen rreth maleve kurse temperaturat minimale shkojnë nga 0 në 2 gradë Celsius e ato maksimalet nga 6-9 gradë Celsius.
Të enjten parashihet që moti të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në shumë zona pritet të paraqitet mjegulla në mëngjes. Temperaturat minimale parashihen nga 0 në 2 gradë Celsius kurse maksimalet mes 7 e 10 gradë.
E premtja pritet me mot të vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale parashihet mes 1 e 3 gradë Celsius kurse maksimalet mes 4-8 gradë Celsius.