spot_img
HomeEkonomiForumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, Kurti: Dyert tona gjithmonë të hapura për investime të...

Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, Kurti: Dyert tona gjithmonë të hapura për investime të reja

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, pas takimit bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe nënshkrimit të marrëveshjeve që rrisin dhe avancojnë bashkëpunimin mes dy shteteve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, morën pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci.

Kryeministri Kurti, duke folur në këtë forum, theksoi se ky forum simbolizonte përkushtimin intensiv të dy vendeve për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit. Ai trajtoi zhvillimin e Kosovës në katër vitet e fundit, përfshirë dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja, si dhe rritjen e qarkullimit të bizneseve në vitin 2023 për gati 60% krahasuar me vitin 2019. Gjithashtu, ai theksoi përparësitë që Kosova ka për investitorët e huaj.

Kryeministri përmendi miratimin e Ligjit të ri për Investimet e Huaja, krijimin e Agjencisë për Investime dhe Eksporte, forcimin e kornizës ligjore për siguri maksimale për bizneset dhe krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ai theksoi gjithashtu zhvillimin e strategjive për shkëmbimin e përvojave dhe inovacioneve me shtetet evropiane, si Kroacia, si dhe zhvillimin e sektorëve të energjisë, infrastrukturës dhe digjitalizimit.

“Kosova është një treg i rëndësishëm që po zhvillohet vazhdimisht dhe ne besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e vlerave dhe mundësive të reja për ekonominë tonë rajonale dhe globale. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që është i sigurt, i qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht konkurrues,” theksoi Kryeministri Kurti.

Ministrja Rozeta Hajdari theksoi se Kosova po përjeton rritje ekonomike vit pas viti, me mundësi për zgjerimin e sektorit industrial dhe përmirësimin e kushteve për të bërë biznes. Ajo theksoi hartimin e strategjisë së parë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, dhe nxitjen e punësimit dhe rritjen e kualifikimit të fuqisë punëtore. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të iniciuar marrëveshje të reja për bashkëpunim ekonomik dhe për të forcuar lidhjet midis dy vendeve, për të krijuar komitetin e përbashkët ekonomik dhe për të nënshkruar traktatin e përbashkët për investime.

Ky forum ishte i dyti ekonomik Kosovë-Kroaci, pas atij të mbajtur në Kosovë në janar të vitit të kaluar./showks.info

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments