Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot, rreth orës 20:15, në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësisë së trafikut janë duke u marrë me rastin,” tha Ahmeti. /showks.com/