spot_img
HomeLajmeKosovëKurti shpreh ngushëllime për viktimat në sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës...

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës solidarizohet me ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg, Gjermani, mbrëmjen e së premtes. Sipas mediave gjermane, numri i viktimave ka arritur në 5, ndërsa më shumë se 200 persona janë lënduar.

Kurti, përmes një njoftimi në rrjetin social ‘X’, tha se populli i Kosovës solidarizohet me popullin gjerman në këtë periudhë të dhimbshme. Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat dhe ka theksuar se mendimet e Kosovës janë me popullin gjerman.

Policia gjermane ka arrestuar një 50-vjeçar nga Arabia Saudite, i cili jeton në Gjermani për gati dy dekada. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e sulmuesit, ndërsa ka pasur informacion se Arabia Saudite kishte paralajmëruar për kërcënimet e mundshme të tij, pas publikimit të pikëpamjeve ekstremiste në llogarinë e tij në ‘X’.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments