Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se fundjava do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm.
Të shtunën, moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme bore. Temperaturat do të jenë nga -2 deri në 0°C gjatë natës, ndërsa gjatë ditës ato do të luhaten nga 1 deri në 2°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
Të dielën, moti do të jetë i vranët, por me intervale me diell. Temperatura minimale do të jetë nga -5 deri në -2°C, dhe maksimale nga 1 deri në 4°C. Era do të jetë më e lehtë, duke fryrë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.
IHK këshillon qytetarët që të kujdesen për veshjen e përshtatshme dhe të përgatiten për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit.