spot_img
HomeLajmeKosovëProkuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte, i pandehuri gjendet në arrati

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte, i pandehuri gjendet në arrati

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë se i pandehuri është në arrati.

Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Showks.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments