Gjesti ka vazhduar me energjinë e tij edhe pas përfundimit të festës së organizuar nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpinë e famshme.
Ai nuk ndaloi as pas fikjes së dritave, që nënkupton kohën e gjumit për banorët, pavarësisht se ishte herët në mëngjes.
Ishte Xuxi ai që reagoi ashpër ndaj Gjestit, duke i kërkuar që t’i lejojë të flenë, ndërsa nuk i kurseu as ofendimet në drejtim të tij.
“A je normal o haver, njerëzit duke fjetur. Ti se meriton as me të fol,” u shpreh Xuxi.
Gjesti shkoi dhe kërceu tek shtrati i Xuxit, gjë që e acaroi shumë këtë të fundit, teksa e shtyu Gjestin nga krahët dhe i kërkoi që të mos e bëjë më këtë.
“Çu prej këtu menjëherë, hiqmu dhe mos më prek edhe njëherë këtu. Mos më prek asnjëherë tek shtrati – po të shtyj për qejf,” i tha Xuxi, ndërsa Gjesti i kërkonte që të mos e prek me dorë.
Banorët e tjerë ndërhynë, teksa edhe Gresa i kërkoi Xuxit që të mos e prek me dorë as Gjestin e as askënd tjetër.
Xheneta, nga ana tjetër, i kërkoi Gjestit që të mos i afrohet Xuxit, duke përmendur se ky i fundit sapo kishte falur namazin, ndërsa Gjesti kishte konsumuar birrë. /Showks.info/