Një incident ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka rezultuar me përdorimin e një arme zjarri.
Sipas raportit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes katër të dyshuarve, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar si prova materiale dy gëzhoja dhe një shkop bejsbolli, ndërsa nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Pas intervenimit të Policisë, të katër të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim.
Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /showks.info/