spot_img
HomeLajmeKosovëMusliu: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndron Milan Radoiçiq

Musliu: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndron Milan Radoiçiq

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka raportuar me dyer të mbyllura drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, pas mbledhjes së Komisionit tha se prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Millan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia.

“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb”, tha Musliu, raporton KP.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së ka raportuar me dyer të mbyllura drejtori Petrit Ajeti. /showks.info

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments