spot_img
HomeKryfaqjaEdona James e ashpër me Paul Morinën: Ke ndenjur sikur në hotel,...

Edona James e ashpër me Paul Morinën: Ke ndenjur sikur në hotel, vetëm ke ngrënë dhe ke pirë – nuk ke folur kurrë

Paul Morina ka qenë së fundmi i ftuar në “Big Talk”, ku ka ndarë përvojën e tij pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai vendosi të largohej të hënën për shkak të disa problemeve shëndetësore që e kishin penalizuar gjatë qëndrimit në shtëpi. Gjatë intervistës, ai u përball me kritika të ashpra nga opinionistët, të cilët e vlerësuan performancën e tij si të paangazhuar.

Një nga opinionistet tha: “Nuk e di për çfarë ke hyrë brenda. Dy javë nuk të kam parë fare, vetëm në Prime kur të kam parë, e kam kuptuar që je aty. Ke ndenjur sikur në hotel, nuk ke ditur të flasësh apo të debatosh”.

Ndërkohë, një tjetër shtoi: “Nuk ke bërë lojë, nuk ke folur. Ke qenë aty gabim, nuk e di kush të ka shtyrë të futesh. Nuk të kisha futur fare sepse nuk i vyn formatit”.

Pauli reagoi duke thënë: “Ajo ka qenë mënyra ime e të qenit. Fakti që jam përballur çdo ditë me shëndetin më ka penalizuar. Dëshiron të luash, por nuk mundesh. Është një problem serioz”. /showks.info

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments