Një i mitur ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me mjete të forta në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast, një person (i mitur) ka pësuar lëndime nga mjete të forta. Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti,” ka thënë Ahmeti.
Aktualisht, një person i dyshuar për përfshirje në incident po intervistohet nga policia. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet dhe motivet e këtij akti të dhunshëm.
/showks.info