Në disa pjesë të Kosovës po vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike.
Në lidhje me këtë, KESCO iu ka dërguar sms disa konsumatorëve duke iu kërkuar që të kursejnë energjinë elektrike.
Siç thuhet në këtë sms, konsumi i lartë po mbingarkon asetet e KESCO-s.
“Të nderuar konsumatorë, konsumi i lartë po mbingarkon asetet tona, po rrezikon dëmtimin e tyre dhe ndërprerjen e energjisë. Ju lutemi, kurseni energjinë”, thuhet në këtë sms.
/Showks.info/