spot_img
HomeLajmeKosovëKurti: Serbët festuan për Trumpin me shpresën për përfitim gjeopolitik

Kurti: Serbët festuan për Trumpin me shpresën për përfitim gjeopolitik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Kroaci, dha një intervistë për mediumin kroat, Vecernji List, ku u pyet edhe për rikthimin e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë intervistë, Kurti foli për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, duke deklaruar se “hetimi po vazhdon, por dëshmitë tregojnë se Serbia është pas këtij akti terrorist”.

Ai gjithashtu diskutoi marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, duke theksuar se veprime të tilla kryhen sipas manualeve dhe udhëzimeve nga Federata Ruse. Si shembull, përmendi qendrën humanitare serbo-ruse në Nish, e cila, sipas tij, trajnon rreth 3000 persona për “situata emergjente”, megjithatë mbetet e paqartë se çfarë nënkupton kjo në të vërtetë.

Kurti përmendi gjithashtu festimet e serbëve për fitoren e Donald Trump, duke thënë se ata besuan që kjo do t’u sillte përfitime të reja politike. Ai theksoi se lidhjet e ngushta energjetike, ushtarake, kulturore dhe historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë paraqesin një rrezik për Kosovën, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga marrëdhëniet e forta me Kremlinin. Sipas tij, Serbia kërkon të forcojë pozicionin e saj duke u lidhur me interesat ruse dhe shpreson për një kontekst më të favorshëm gjeopolitik nën administrimin e Donald Trump.

I pyetur nëse pret që SHBA të ndryshojë politikën ndaj Kosovës, duke marrë parasysh edhe kritikat që ai i ka bërë publikisht presidentit të zgjedhur, Donald Trump, Kurti u shpreh se nuk beson që përcaktuesit kryesorë do të ndryshojnë. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin pavarësinë e Kosovës, integritetin dhe sovranitetin territorial, dhe kjo nuk do të ndryshojë. Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump u dërgoi një letër paraardhësve të tij, në të cilën theksonte se priste një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të përfundonte në mënyrë të ndërsjellë.

/GazetaShowks/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments