spot_img
HomeKryfaqjaLoredana për ndarjen nga Mozzik: Kaluese është, e kam kaluar pa alkool...

Loredana për ndarjen nga Mozzik: Kaluese është, e kam kaluar pa alkool e drogë

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i është rikthyer temës së ndarjes me Mozzikun.

Në një intervistë me Burim Pacollin, ajo ka folur për periudhën e ndarjes dhe mënyrën se si e ka përjetuar atë.

Këngëtarja me origjinë nga Ferizaj theksoi se ka qenë një periudhë e vështirë, por e ka kaluar pa përdorur alkool apo drogë.

“Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë”, u shpreh ajo.

Tutje, Loredana theksoi:

“Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them… kam hyrë më thellë se që duhet. Do të thotë, jam ndjerë keq, po i thosha vetes: akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë, plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi.”

29-vjeçarja ndër të tjera shtoi:

“Ka qenë periudha më e vështirë që e kam pasur ndonjëherë, ama kaluese është. E kam kaluar pa alkool, pa drogë, pa asgjë. Thjesht në depresion, çfarë më ka mbajtur është vajza.”

Loredana tani po shijon një lidhje të re me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, me të cilin u fejua në tetor.

/Showks.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments