Rastet kur mjekët akuzohen nga familjarët për humbjen e më të dashurve të tyre nuk janë të shpeshta. Megjithatë, ka raste kur ata janë denoncuar nga familjarët në Polici dhe janë hetuar, nën dyshimet për mostrajtim të duhur apo edhe dhënies gabimisht të ndonjë medikamenti që ka mundur të çojë në fatalitet, raporton Gazeta Showks.info.
E një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në QKUK, ku një fëmijë ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.
Showks.info mëson se si shkak i vdekjes së fëmijës ka ardhur pasi atij iu është dhënë gabimisht medikamenti.
Medikamenti i llojit të “shurupit” mësohet se iu është dhënë nga një mjek në Gjakovë.
Lidhur me këtë Showks.info ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por deri në këtë moment nuk kanë kthyer përgjigje.
Showks.info do të iu mbajë të informuar për më të rejat e këtij rasti.
GazetaShowks.info