spot_img
HomeLajmeKosovëPolicia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra nga Serbia

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 dhjetor 2024, ka parandaluar një rast kontrabande me mallra në Komunën e Gjilanit, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për luftimin e kontrabandës. Gjatë një operacioni në magjistralen Gjilan-Prishtinë, është ndaluar një kamion me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës, M.S., 40 vjeç, nga Lipjani.

Gjatë kontrollit, janë gjetur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia, për të cilat kamioni kishte disa fatura të lëshuara nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme nga Dogana e Kosovës.

Ky parandalim vjen pas shtimit të kontrolleve në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në zonat kufitare të Komunës së Gjilanit dhe Kamenicës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments