Pjesa e gjashtë e parodisë së njohur “Filmi i frikshëm” do të fillojë së shpejti xhirimet, ndërsa premiera pritet të zhvillohet në vitin 2026.
Pas publikimit të lajmit në tetor, që krijuesit e filmit origjinal Keenen Ivory Wayans, Shawn Wayans dhe Marlon Wayans po bashkohen sërish për të shkruar dhe prodhuar këtë edicion të ri të “Filmit të Frikshëm 6”, pati shumë interes.
Në informacionet e para u njoftua se Miramax do të nisë prodhimin e filmit në vitin 2025, por pa ndonjë datë të caktuar për daljen e tij në kinema.
Megjithatë, sipas burimeve të afërta me produksionin, objektivi është që “Filmi i Frikshëm 6” të shfaqet në kinema gjatë vitit 2026. Marlon Wayans së fundmi ka zbuluar se filmi do të dalë ndoshta në vitin 2026, por pa dhënë një datë të saktë. /showks.info