Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ribariq-Mitrovicë, ku është përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës, dhe tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar, raporton Showks.info.
Sipas informacioneve nga Showks.info, vetura e Policisë është rrokullisur, ndërsa policët kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë policore për të kryer hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
/Showks.info/