Manuel Neuer do të mbetet te Bayern Munich, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm.
Portieri gjerman është afër nënshkrimit të një kontrate të re me kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë.
Ka qenë drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, që ka konfirmuar këtë për Sky Germany, duke thënë se 38-vjeçari është pajtuar me kontratën e re. /Showks.info/