spot_img
HomeLajmeKosovëDy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna...

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve nga sfidat e ndryshme në rrjetet sociale. Megjithatë në shkollat e Komunës së Prizrenit janë regjistruar dy raste të sfidës “Superman”, raporton SHOWKS.INFO. “Janë dy raste që janë potencuar nga Policia e Kosovës për vetëlëndim nga lojërat përkatësisht të lojës ‘Superman’. Si Drejtori e Arsimit dhe si Komunë e Prizrenit me kohë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme bashkë me drejtuesit e shkollave dhe ekipet profesionale që të bashkëbisedojmë me nxënësit dhe me prindërit për parandalimin e këtyre rasteve. Fatmirësisht nuk kemi pas lëndime në shkollat tona”, ka thënë drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj. Ndërkaq kapiteni Haxhi Kabashi nga Policia e Kosovës ka theksuar se ka pasur takime ndërgjegjësuese lidhur me këtë sfidë. “Kohët e fundit është paraqitur një lojë në TikTok që quhet ‘Superman’. Zyrtarët tonë i kanë kontaktuar të gjitha shkollat, edhe fillore edhe të mesme, për të ndikuar te nxënësit që mos të bëhen pjesë e kësaj loje. Është një lojë që paraqet rrezik, që mund të shkaktojë lëndime”, ka deklaruar Kabashi, në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, kapiteni Nexhdet Mrasori ka theksuar se gjatë muajve të fundit janë realizuar vizita e ligjërata në shkolla me qëllim të parandalimit të dukurive negative, raporton SHOWKS.INFO. “Ka pasur raste të ngacmimeve mes nxënësve, por jo me probleme të theksuara. Falë bashkëpunimit shumë të mirë me Policinë e Kosovës, me drejtuesit e shkollave e në veçanti me prindërit, gjysmëvjetori shkollor në aspektin e sigurisë përmbyllet në kushte optimale ose të kënaqshme”, është shprehur zyrtarja e lartë komunale, raporton SHOWKS.INFO. Në të njëjtën kohë ajo ka theksuar se DKA-ja është në proces të hartimit të Strategjisë për siguri në shkolla, me qëllim të adresimit të sfidave ekzistuese në bashkëpunim me komunitetin shkollor. /SHOWKS.INFO/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments