spot_img
HomeUncategorizedCertifikohen 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë

Certifikohen 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar sot certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e grupit të parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:

  • Lëvizja Vetëvendosje me 110 kandidatë
  • Partia Demokratike e Kosovës me 110 kandidatë
  • Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 kandidatë
  • Kosova Demokratik Turk Partisi me 25 kandidatë
  • Socijaldemokratska Unija me 40 kandidatë
  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me 41 kandidatë
  • Koalicija VAKAT me 48 kandidatë
  • Partia e Ashkalinjëve për Integrim me 35 kandidatë
  • Nova Demokratska Stranka me 46 kandidatë
  • Jedinstvena Goranska Partija me 29 kandidatë
  • Za Slobodu Pravdu i Opstanka me 12 kandidatë

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë. /showks.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments