spot_img
HomeKryfaqjaNapoli synon të forcojë tre pozita në afatin kalimtar të dimrit...

Napoli synon të forcojë tre pozita në afatin kalimtar të dimrit…

Napoli thuhet se ka për synim përforcimin e skuadrës për sezonin pranveror, pasi gjatë afatit kalimtar të janarit mund të ndërhyjë duke bërë tri transferime.

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, Napoli planifikon të përforcojë tre pozicione gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Klubi italian thuhet se synon një qendërmbrojtës, një mbrojtës të majtë dhe një mesfushor.

Më parë, u raportua se Napoli mbetet i interesuar për qendërmbrojtësin e Arsenalit, Jakub Kiwior.
Më 16 dhjetor, doli lajmi se qendërmbrojtësi i Napolit, Alessandro Buongiorno pësoi një dëmtim të shtyllës kurrizore gjatë stërvitjes, me një periudhë rikuperimi të vlerësuar rreth një muaj.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lëndimi i Buongiorno mund të përshpejtojë kërkimin e Napolit për një zgjidhje, potencialisht përmes transferimit të Kiwior.

Emrat për pozitën e mbrojtësit të majtë dhe të mesfushorit janë ende të panjohur. /showks.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments