Policia bën të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ku viktima mashkull kosovar fillimisht është tentuar të goditet me veturë nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk e ka qëlluar.
“Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, mbrëmë policia e Pejës bëri të ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.
Policia njoftoi se derisa zyrtari policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “Mbretëresha Teutё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godasë me automjet policin.
“Zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё lёvizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn nё fjalё. Policia menjëherë ka reaguar, mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs; aty janё gjetur dhe sekuestruar dy (2) gëzhoja tё kalibrit 7.65mm”, kishte njoftuar mbrëmë policia. /showks.info/