spot_img
HomeLajmeKosovëThaçi thotë se dy aktakuzat iu ngritën pak para zgjedhjeve në Kosovë:...

Thaçi thotë se dy aktakuzat iu ngritën pak para zgjedhjeve në Kosovë: Nuk kam ambicie politike

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar platformën elektronike “E-Kosova”, përmes së cilës punëtorët dhe punëdhënësit mund të trajnohen në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit, deri tani shumë punëdhënës janë përballur me vështirësi, duke paguar kosto të larta për hartimin e dokumenteve të vlerësimit të rrezikut në vendin e punës.

“Tash e tutje, përmes këtyre trajnimeve, punëdhënësit do të mësojnë të identifikojnë dhe të vlerësojnë rreziqet në kompanitë me rrezik të ulët, si dhe të hartojnë dokumentin për vlerësimin e rrezikut. Për më tepër, ata do të trajnohen për të reaguar në situata emergjente si zjarri, puna në lartësi dhe rreziqe të tjera që mund të kërcënojnë sigurinë e punëtorëve,” thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, sipas MFTP-së, punëtorët do të trajnohen se si të reagojnë në situata të ndryshme rreziku për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, si dhe të personave përreth.

“Këto trajnime janë mundësuar me mbështetje teknike nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës dhe aktualisht janë në fazën e pilotimit,” thuhet në komunikatë.

Në fund, theksohet se punëdhënësit dhe punëtorët në kompani me rrezik të ulët mund të trajnohen përmes vegëzave të mëposhtme në pesë module të veçanta.

“Pas përfundimit me sukses të trajnimit, të trajnuarit pajisen me certifikatë, e cila mund të ruhet në dosjen e punëdhënësit,” thuhet në njoftim. /showks.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments