Galatasaray fiton ndeshjen dramatike ndaj Trabzonsporit me rezultatin 4:3
Galatasaray ka fituar një ndeshje emocionuese të hënën në mbrëmje me rezultatin 4:3 ndaj Trabzonsporit, në një përballje që ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të elitës së futbollit turk.
Ky përfundim dramatik erdhi pas autogolit të Ali Sahin Yilmazit në minutën e 98-të, që vendosi rezultatin përfundimtar në favor të Galatasarayt.
Golat e tjerë për ekipin e drejtuar nga Okan Buruk erdhën nga Dries Mertens, Yunus Akgun dhe Michy Batshuayi. Për Trabzonsporin, dy gola u shënuan nga Ozan Tufan dhe një tjetër nga Simon Banza.
Me këtë fitore, Galatasaray mbetet lider në tabelë me 41 pikë, ndërsa Fenerbahçe ndodhet në vendin e dytë me 35 pikë. Trabzonspori ka vetëm 16 pikë dhe është në vendin e 15-të.
Showks.info