spot_img
HomeEkonomiMë 19 dhjetor mbahet ankandi i 16-të i letrave me vlerë, në...

Më 19 dhjetor mbahet ankandi i 16-të i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Ministria e Financave thekson se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohen ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

/showks.info

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments