spot_img
HomeKryfaqja“Njerëz jemi, bëjmë gabime” – Antonela Berisha thyen heshtjen, flet për herë...

“Njerëz jemi, bëjmë gabime” – Antonela Berisha thyen heshtjen, flet për herë të parë për sulmin ndaj modeles Klea Prenga

Antonela Berisha ka thyer heshtjen duke dalë për herë të parë në një studio televizive, pas ngjarjes së rëndë me të motrën.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për sulmin ndaj modeles Klea Prenga.

Modelja e njohur theksoi se ndihet e keqardhur dhe nuk do të kishte dashur që ajo situatë të kishte ndodhur. “Unë jam me detyrim paraqitjeje, ndërsa motra është në arrest shtëpie. Do të doja të mos ishim në atë situatë dhe të ishim duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhje për çdo gjë që ka ndodhur. Jemi njerëz, bëjmë gabime, dhe natyrisht nuk do të doja që kjo të kishte ndodhur,” tha ajo.

Sa i përket thashethemeve për arratisjen në Dubai, ish-banorja e Big Brother sqaroi se nuk është e vërtetë. “Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të ishim atje, por nuk kemi qenë. Ky informacion mund të verifikohet. Nuk mund të udhëtojë kushdo nëse është nën hetim. Nuk kemi qenë në Dubai. Impakti ka qenë pozitiv, edhe pse lajmet vazhdonin”.

Për komentet dhe aludimet në rrjet, Antonela tregoi se ka marrë shumë mesazhe, përfshirë nga persona që kanë kaluar nëpër situata të ngjashme. Ajo gjithashtu ndau një mesazh që e ka shokuar: “Kam marrë shumë mesazhe, për persona që kanë pasur situata të ngjashme me mua. Më i errëti ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë në Itali, ku ne kemi nënshtetësinë. Nuk e kemi kaluar ende këtë trysni, duke qenë se hetimi vazhdon dhe ne jemi nën masa”.

/showks.info

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

banner

Most Popular

Recent Comments