- Pasditen e së dielës, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit ndaj një veture në fshatin Mramor të Prishtinës, në të cilën ndodheshin disa persona.
- Sipas Showks.info, fillimisht Policia tentoi të ndalonte një veturë të tipit “Passat”, ngjyrë hiri, e cila ishte në lëvizje. Megjithatë, personat brenda saj nuk iu bindën urdhrave, përkundrazi, duke rritur shpejtësinë, tentuan të përplasin zyrtarët policorë.
- Me qëllim parandalimin e rrezikut, zyrtarët policorë u detyruan të përdorin armën e zjarrit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bunari i Dukës” në fshatin Mramor.
- Të dyshuarit, që ndodheshin në veturën “Passat”, arritën të largoheshin në drejtim të kryeqytetit. /Showks.info
Policia shkëmben zjarr drejt një veture në lëvizje, tentuan t’i shkelnin zyrtarët policorë
RELATED ARTICLES